Lukaku feston golin me Romën

Sport

GOLAT/ Roma del nga errësira dhe merr fitoren e dytë në Serie A, Dybala dhuron dy asiste

1 Tetor 2023, 22:44| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 22:45

  • Share


Roma fitoi 2-0 kundër Frosinones në Serie A, kjo për javën e shtatë. Në "Olimpico" djemtë e Mourinhos nuk zhgënjyen në shtëpi, duke bërë që tifozët të shijonin fitoren e dytë këtë sezon. Kryeqytetasit s'e kanë filluar mirë këtë kampionat, teksa kritikat për ta kanë qenë të shumta. Dueli i sotëm u zhbllokua pas 22 minutash lojë, me Dybalan që asistoi për Lukakun, me këtë të fundit që pasi shmangu bukur një mbrojtës, e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë ishin sërish vendasit që shënuan me Pellegrinin, po pas asistit të Dybalës. Te Frosinone në fushë për 61 minuta ishte edhe Marvin Çuni, që e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Lojtari i Kombëtares së moshave bëri një paraqitje të mirë, teksa minuta mori edhe Arijon Ibrahimovic, shqiptari që është i huazuar nga Bayern Munich.

Pas kësaj jave, Roma me tetë pikë ngjitet në vendin e 12-të, ndërsa me nëntë pikë Frosinone mban pozitën e dhjetë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventusi ngec në Bergamo, vetëm 'X' ndaj Atalantës! Roma fiton 2-0 në 'Olimpico', Empoli s'e mban dot ritmin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?