Festa e Dybala

GOLAT/ Roma i shënon 7 herë Etrit Berishës, shkëlqejnë Dybala - Lukaku! Fiore mund Atalantën

18 Shtator 2023, 10:00| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 10:20

  • Share

Serie A e futbollit është në javën e katërt. Roma mposhti me goleadë 7-0 Empolin (VIDEO) në "Olimpico", teksa Etrit Berisha u detyrua të nxirte topin shtatë herë nga rrjeta e tij, duke marrë vlerësimin më të ulët (5.3) në këtë duel.

Ndeshja u zhbllokua shpejt, teksa Romës iu deshën disa sekonda për të marrë penalltinë dhe gjetur golin e parë me Dybalën në minutën e dytë. Më pas Sanches në të tetën minutë gjeti golin e dytë, ndërsa Grassi (me autogol) mbylli pjesën e parë 3-0.

Pjesa e dytë ishte më kërkuese për Romën, me Dybalën që shënoi dopietën personale dhe golin e katërt të ndeshjes në minutën e 55-të. Më pas ishin Cristante, Lukaku dhe Mancini që gjetën golat për 7-0. Sulmuesi belg, Lukaku, i afruar pak javë më parë te Roma gjeti golin e parë me ekipin e ri.

Po për javën e katërt, Cagliari dhe Udinese barazuan 0-0, Frosinone fitoi 4-2 me Sassuolon dhe Monza barazoi 1-1 me Leçen. Fiorentina mundi 3-2 Atalantën në Firenze, në një ndeshje të luftuar.

Kujtojmë se kryendeshja e javës së katërt në Serie A foli për zikaltërit, me Interin që fitoi 5-1 në derbin me Milanin. Juventusi siguroi tri pikë duke mposhtur Lazion 3-1.

Renditja:

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?