Serie A e futbollit është në javën e 27-të. Ky raund nisi të premte, aty ku Lazio humbi 0-1 me Milanin në "Olimpico". Kjo e shtunë sportive nisi me barazimin 1-1 të Udineses kundër Salernitanës. Në "Brianteo", Roma mposhti 1-4 vendasit e Monzës.
Roma siguroi fitoren e tretë radhazi dhe në "Brianteo" mundi 1-4 vendasit e Monzës. Djemtë e De Rossit ndodhen në vendin e pestë për momentin dhe janë kërcënim serioz për Bolognan që ka vetëm një pikë më shumë. Sfida për romanët u zhbllokua në minutën e 38-të me Pellegrinin, para se Lukaku t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Më pas Dybala në fraksionin e dytë shënoi golin e tretë dhe të qetësisë te Roma. Në këtë duel kishte vend edhe për golin e Paredes në të 82 minutë, para se Carboni nga jashtë zone të shënonte golin e "flamurit" për vendasit.
Serie A, java 27-të:
E shtunë:
15:00 Udinese 1-1 Salernitana
18:00 Monza 1-4 Roma
20:45 Torino 0-0 Fiorentina
Renditja: