Sevilla 1-1 Mallorca

Sport

GOLAT/ Sevillas i ikën fitorja nga duart, Mallorca e barazon 1-1 në limite

25 Shkurt, 09:36| Përditesimi: 25 Shkurt, 09:37

  • Share

Sevilla dhe Mallorca barazuan 1-1 për raundin e 25-të në La Liga. Në "Ramon Sanchez Pizjuan" vendasit mund të kishin dalë me pikë të plota nëse do ishin treguar më të kujdesshëm në fundin e sfidës.

Pjesa e parë ishte e "luftuar" dhe me raste, teksa për miqtë nga fillimi në fushën e lojës ishte edhe Vedat Muriqi. Duhej minuta e dytë shtesë që Salas të shënonte për Sevillan dhe t'i dërgonte të tijtë në dhomat e zhveshjes në epërsi.

Pjesa e dytë pa një Mallorca më kërkuese dhe gjithçka u shpërblye në shtesë, aty ku Valjent barazoi 1-1. Kështu dy skuadrat ndanë pikët dhe janë pranë zonës evropiane.

Mallorca me 35 pikë mban pozitën e tetë, me pikë të barabarta me Vallecanon që për momentin ndodhet në zonën evropiane. Nga ana tjetër Sevilla me 32 pikë pozicionohet në vendin e 11-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?