Fulham 1-1 Manchester United

Sport

GOLAT/ Sezon i ri, probleme të vjetra! Fulham ndal 1-1 Manchester United, Bruno gabon penalltinë

25 Gusht, 13:14| Përditesimi: 25 Gusht, 13:16

  • Share

LONDËR, Angli - Premier League e futbollit në Angli është në raundin e dytë. Në 'Craven Cottage' Fulham dhe Manchester United barazuan 1-1 të diel. Për të besuarit e Ruben Amorim, ky sezon i ri po tregon sërish probleme të vjetra.

Miqtë u treguan menjëherë të rrezikshëm duke tundur shtyllën me Cunha që pas dy minutave lojë. Në minutën e 38-të Man. United fitoi penallti pas ndërhyrjes së VAR, me arbitrin që shpjegoi me zë dhe argumenta për tifozët vendimin. Nga pika e bardhë u paraqit Bruno Fernandes, por kapiteni i United e dërgoi topin në tribunë.

Duhej fraksioni i dytë që Man. United të zhbllokonte sfidën. Një krosim nga këndi bëri që Rodrigo Muniz ta devijonte sferën i fundit për në portën e tij, duke sjellë kështu autogolin që i dha United avantazhin momental.

Në minutën e 73, pas vetëm disa sekondave në fushë dhe me prekjen e parë të topit, Smith Rowe devijoi në rrjetë një pasim të Iwobi për të vendosur rezultatin final 1-1.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?