Festa e Yamal dhe Balde

Sport

GOLAT/ Shkëlqejnë Yamal dhe Fermin, Barcelona likuidon 5-0 Comon dhe merr trofeun 'Joan Gamper'

11 Gusht, 10:40| Përditesimi: 11 Gusht, 10:41

  • Share

SPANJË - Në stadiumin 'Johan Cruyff' vendasit e Barcelonës fituan trofeun 'Joan Gamper'. Për ta bërë këtë, djemtë e Hansi Flick mposhtën 5-0 italianët e Comos që drejtohen nga Cesc Fabregas. Fermin Lopez ishte ylli i mbrëmjes së djeshme me dy gola dhe një paraqitje të jashtëzakonshme në mesin e fushës.

'Festivali' i golave për katalanasit nisi në minutën e 21-të me Lopez, ndërsa sërish i njëjti dërgoi sferën në rrjetë në minutën e 35-të. Paçka avantazhit të dyfishtë Barça nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me Raphinha dhe Yamal në fundin e pjesës së parë.

Edhe fraksioni i dytë ishte me të njëjtën melodi, ndërsa Yamal shënoi golin e pestë për vendasit dhe të dytin personal. Paçka disa emrave në njohur në fushë, Como e Serie A është ende larg nivelit për të përballur një superfuqi si Barça. Për t'u theksuar se portieri Garcia i Barçës bëri një paraqitje shumë të mirë në katërkëndësh.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?