Espanyol - Atletico Madrid

Sport

GOLAT/ Real Madrid përmbys 3-2 Leganesin! Kumbulla ndal Atl. Madridin, Sociedadi fiton kundër Valladolid dhe sheh nga Evropa

29 Mars, 16:19| Përditesimi: 29 Mars, 23:03

  • Share

La Liga spanjolle e futbollit vijoI këtë të shtunë me raundin e 29-të. Gjithçka nisi me fitoren 2-1 të Sociedad kundër Valladolid. Në 16:15 në fushë si titullar zbriti Marash Kumbulla me Espanyolin e tij, që ndali 1-1 Atletico Madridin. Në orën 21:00 Real Madridi përmbysi 3-2 Leganesin.

Real Madrid fitoi 3-2 me përmbysje kundër Leganes dhe barazon në krye të La Ligas Barcelonën, me katalanasit që kanë një ndeshje më pak. Në "Bernabeu" ishte Kylian Mbappe që shënoi me penallti pas 32 minutave lojë, por brenda pjesës së parë Garcia dhe Raba përmbysën ndeshjen. Në fillim të fraksionit të dytë Bellingham i dërgoi shifrat në 2-2, para se Mbappe me dopietën personale të përmbyste ndeshjen në minutën e 76-të.

Në "San Sebastian" Real Sociedad fitoi 2-1 kundër Valladolid. Tanimë baskët shohin nga Evropa edhe pse kanë shumë rivalë para. Nga ana tjetër Valladolid është në fundin e renditjes. Oyarzabal në minutën e 23 kaloi baskët në epërsi, teksa dyfishoi Gomez në pjesën e dytë. Në fund miqtë shkurtuan me Latasa, gol që vleu sa për statistika.

Në Barcelonë, Espanyol ndali në barazim 1-1 Atletico Madridin duke i bërë nder rivalëve të qytetit në garën për titullin kampion të La Ligas. Gjatë gjithë ndeshjes luajti Marash Kumbulla i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas 21 minutave lojë. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me supergolin e Azpilicueta në minutën e 38-të. Ndërkohë Puado në minutën e 71 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë.

La Liga, raundi 29-të:

E shtunë, 29 mars 2025

14:00 Real Sociedad 2-1 Valladolid

16:15 Espanyol 1-1 Atletico Madrid

18:30 Alaves 0-2 Rayo Vallecano

21:00 Real Madrid 3-2 Leganes

Renditja:

Ora 23:00
VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën


Real Madrid fitoi 3-2 me përmbysje kundër Leganes dhe barazon në krye të La Ligas Barcelonën, me katalanasit që kanë një ndeshje më pak. Në "Bernabeu" ishte Kylian Mbappe që shënoi me penallti pas 32 minutave lojë, por brenda pjesës së parë Garcia dhe Raba përmbysën ndeshjen. Në fillim të fraksionit të dytë Bellingham i dërgoi shifrat në 2-2, para se Mbappe me dopietën personale të përmbyste ndeshjen në minutën e 76-të. Real Madrid mban vendin e dytë me 63 pikë, ndërsa Leganes mbetet në fundin e ftohtë.

Ora 18:40
VIDEO/ Kumbulla merr të verdhë, Espanyol ndal 1-1 Atl. Madridin dhe i bën nder Barçës


Në Barcelonë, Espanyol ndali në barazim 1-1 Atletico Madridin duke i bërë nder rivalëve të qytetit në garën për titullin kampion të La Ligas. Gjatë gjithë ndeshjes luajti Marash Kumbulla i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas 21 minutave lojë. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me supergolin e Azpilicueta në minutën e 38-të. Ndërkohë Puado në minutën e 71 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Me 57 pikë Atletico mban vendin e tretë, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barçës. Espanyol me 29 pikë merr vendin e 15-të.

Ora 16:21
VIDEO/ Real Sociedad fiton 2-1 kundër Valladolid, miqtë thuajse të rrëzuar nga La Liga

Në "San Sebastian" Real Sociedad fitoi 2-1 kundër Valladolid. Tanimë baskët shohin nga Evropa edhe pse kanë shumë rivalë para. Nga ana tjetër Valladolid është në fundin e renditjes. Oyarzabal në minutën e 23 kaloi baskët në epërsi, teksa dyfishoi Gomez në pjesën e dytë. Në fund miqtë shkurtuan me Latasa, gol që vleu sa për statistika.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?