Festa pas golit të El Khannouss

Sport

GOLAT/ St. Pauli mposhtet për herë të parë këtë sezon, Stuttgart fiton 2-0 në Bundesligë

20 Shtator, 11:26| Përditesimi: 20 Shtator, 11:28

  • Share

Elita gjermane e futbollit, Bundesliga, nisi të premte me raundin e katërt. Në "MHPArena", vendasit e Stuttgart fituan 2-0 kundër St. Pauli në një ndeshje me shumë raste.

Ishte Stuttgart që e nisi ndeshjen më mirë, madje në minutën e 25-të Stiller gaboi nga 11 metra. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 43-të, Demirovic shënoi goliin e parë për vendasit duke e mbyllur fraksionin e parë në epërsi.

Edhe nisja e pjesës së dytë i pa vendasit me më shumë dëshirë dhe në minutën e 50-të El Khannousa shënoi golin e dytë pas pasimit final të Demirovic. Me këtë sukses Stuttgarti ngjitet në vendin e shtatë me gjashtë pikë, pas dy fitoreve dhe dy humbjeve. Ndërkohë St. Pauli me shtatë pikë mban vendin e katërt me dy fitore, një barazim dhe një humbje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?