West Ham 4-2 Brentford

GOLAT/ Strakosha në stol, Brentfordi e pëson keq! West Hami i shënon katër herë

27 Shkurt, 11:58| Përditesimi: 27 Shkurt, 11:59

  • Share

West Ham është rikthyer të fitojë në Premier League pas tre humbjeve dhe këtë e ka bërë në Londër kundër Brentford me rezultatin 4-2. Heroi i vendasve të David Moyes ishte Bowen që shënoi tripletë në këtë duel.

Sulmuesi shënoi në minutat 5,7 dhe 63, para se Emerson në të 69 të gjente golin e katërt për vendasit. Ndërkohë që te Brentford Maupay dhe Uissa shkurtuan shifrat në minutat 13 dhe 82.

Brentford merr kështu humbjen e tretë radhazi, ndërsa trajneri Thomas Frank nuk ndryshon mendim duke lënë në stol portierin Thomas Strakosha.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?