Torino dhe Venezia barazuan 1-1 për raundin e 35-të në Serie A, me miqtë që mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe rrezikojnë që sezonin e ri të luajnë një kategori më poshtë.
Sfida nisi mirë për Venezian që shënoi pas vetëm pesë minutave lojë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Zerbin. Megjithëse iu anulua një gol, Venezia tregoi se në Torino nuk ishte për turizëm dhe këtë herë goli i Perez në minutën e 36-të ishte i rregullt.
Vendasit reaguan në fraksionin e dytë dhe në minutën e 77-të kapiteni Nikola Vlasic u tregua i saktë nga penalltia, duke barazuar 1-1 dhe duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.
Me 44 pikë Torino ngjitet në pozitën e dhjetë të Serie A, ndërsa Venezia me vetëm 26 pikë mbetet në pozitën e 18-të dhe rrezikon të parakalohet nga Empoli që ka një ndeshje më pak (të diel kundër Lazios).
Komente
