Festa e Tottenham

GOLAT/ Tottenham fiton me dhjetë lojtarë dhe ngjitet në krye të Premier League, Broja titullar në përmbysjen e Chelsea-t! Strakosha debuton me humbje në 'Old Trafford'

7 Tetor 2023, 18:41| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 21:18

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e tetë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në 13:30, me Tottenham që fitoi 0-1 në transfertë kundër Luton dhe siguroi vendin e parë në renditje. Chelsea fitoi 1-4 me përmbysje kundër Burnley, me Brojën që luajti si titullar. Në fushë edhe Thomas Strakosha që debuton këtë sezon, me Brentfordin e tij që ishte pa fat dhe humbi 2-1 me Manchester United.

Në "Keniluorth Road", Luton humbi 0-1 kundër Tottenham. Debutuesit e këtij sezoni në Premier League nuk i bënë ballë Spursave, që për javën e tetë në Premier League iu falën një goli të van de Ven në minutën e 52-të. Nga zhvillimet e një këndoreje, Maddison asiston për shokun e skuadrës që nuk e pati të vështirë të shënonte. Pjesën e dytë Tottenham luajti me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Bissouma. Pas javës së tetë, Tottenham me 20 pikë merr kreun e renditjes, teksa pret sfidën e Manchester City-t nesër, ndërsa Luton me katër pikë mban vendin e 18-të.

Chelsea fitoi 1-4 kundër Burnley për raundin e tetë në Premier League. Në stadiumin "Turf Moor", djemtë e Pochettinos ia dolën të merrnin triumfin e dytë radhazi edhe pse në udhëtim. Nga minuta e parë e nisi ndeshjen Armando Broja, që luajti vetëm një pjesë loje. Odobert në minutën e 15-të kaloi Burnley në avantazh, ndërsa autogoli i Dakhli mbylli 45 minutat e para në ekuilibrin 1-1. Në pjesën e dytë Palmer nga penalltia i dha epërsinë Chelsea në të 49 minuta, para se Sterling dhe Jackson të shënonin golat e qetësisë. Me Brojën në fushë Chelsea merr dy fitore radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e 10-të. Burnley me katër pikë mban vendin e 18-të.

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 2-1 me Brentford. Sfida e javës së tetë në Premier League u vendos vetëm në katër minutat e fundit, me McTominay që shënoi dopietë për "Djajtë e Kuq", duke përmbysur miqtë që ishin në epërsi. Për Brentford këtë sezon debutoi edhe Thomas Strakosha, që mori minutat e para në "Old Trafford", duke e nisur ndeshjen nga minuta e parë, por pa shmangur dy golat në minutat 90+3 dhe 90+7. Me këtë sukses, United ngjitet në vendin e nëntë me 12 pikë, teksa Brentford me shtatë pikë mbetet në vendin e 14-të.

Premier League - java 8:

Luton 0-1 Tottenham

16:00

Burnley 1-4 Chelsea

Everton 3-0 Bournemouth

Fulham 3-1 Sheffield United

Manchester United 2-1 Brentford

18:30

Crystal Palace 0-0 Nottingham

Renditja:

Ora 19:35
VIDEO/ Dëmtim i frikshëm në Premier League, futbollisti largohet me oksigjen nga fusha


Dëmtim shumë i rëndë për Chris Basham gjatë pjesës së parë në ndeshjen mes Fulham dhe Sheffield United në Premier League. Lojtari i skuadrës mike ka lënduar kyçin e këmbës së majtë pas një përplasje me kundërshtarin dhe kocka e kyçit ka dalë nga pozicioni normal.

Këmba e mbrojtësit është thyer teksa ai po luftonte për një top. Imazhet treguan mënyrën në të cilën këmba e Basham u përdrodh dhe se si të gjithë e kuptuan menjëherë se ishte një dëmtim ndryshe nga ato të zakonshmit. Lojtari doli i oksigjenuar nga fusha.

 

Ora 18:32
GOLAT/ Thomas Strakosha debuton në 'Old Trafford', Manchester United i shënon dy gola në limite dhe prish festën e portierit kuqezi

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 2-1 me Brentford. Sfida e javës së tetë në Premier League u vendos vetëm në katër minutat e fundit, me McTominay që shënoi dopietë për "Djajtë e Kuq", duke përmbysur miqtë që ishin në epërsi. Për Brentford këtë sezon debutoi edhe Thomas Strakosha, që mori minutat e para në "Old Trafford", duke e nisur ndeshjen nga minuta e parë, por pa shmangur dy golat në minutat 90+3 dhe 90+7. Me këtë sukses, United ngjitet në vendin e nëntë me 12 pikë, teksa Brentford me shtatë pikë mbetet në vendin e 14-të.

Ora 18:12
VIDEO/ Spektakël me 5 gola, Chelsea përmbys Burnley! Armando Broja e nis titullar dhe i sjell fat Bluve

Chelsea fitoi 1-4 kundër Burnley për raundin e tetë në Premier League. Në stadiumin "Turf Moor", djemtë e Pochettinos ia dolën të merrnin triumfin e dytë radhazi edhe pse në udhëtim. Nga minuta e parë e nisi ndeshjen Armando Broja, që luajti vetëm një pjesë loje. Odobert në minutën e 15-të kaloi Burnley në avantazh, ndërsa autogoli i Dakhli mbylli 45 minutat e para në ekuilibrin 1-1. Në pjesën e dytë Palmer nga penalltia i dha epërsinë Chelsea në të 49 minuta, para se Sterling dhe Jackson të shënonin golat e qetësisë. Me Brojën në fushë Chelsea merr dy fitore radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e 10-të. Burnley me katër pikë mban vendin e 18-të.

Ora 16:47
VIDEO/ Një gol për tri pikë në udhëtim, Tottenham merr kreun e Premier League

Në "Keniluorth Road", Luton humbi 0-1 kundër Tottenham. Debutuesit e këtij sezoni në Premier League nuk i bënë ballë Spursave, që për javën e tetë në Premier League iu falën një goli të van de Ven në minutën e 52-të. Nga zhvillimet e një këndoreje, Maddison asiston për shokun e skuadrës që nuk e pati të vështirë të shënonte. Pjesën e dytë Tottenham luajti me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Bissouma. Pas javës së tetë, Tottenham me 20 pikë merr kreun e renditjes, teksa pret sfidën e Manchester City-t nesër, ndërsa Luton me katër pikë mban vendin e 18-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?