Festa e golit dhe reklamimi i faullit nga Saka

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League

4 Maj, 15:30| Përditesimi: 4 Maj, 15:33

  • Share

Premier League e futbollit në Angli filloi këtë të shtunë me fitoren 3-0 të Arsenalit në shtëpi kundër Bournemouth. Për javën e 36-të në elitën e futbollit anglez, "Topçinjtë" siguruan tri pikë shumë të rëndësishme që vijojnë t'i mbajnë në krye të renditjes.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, me Arsenalin që rrezikoi pas 11 minutave lojë, por pa realizuar. Duhej minuta e fundit e pjesës së parë që Bukayo Saka të kthente në gol një penallti, për avantazhin e vendasve. Saka më herët reklamoi një faull në dëm të tij, me shenjat e ndërhyrjes që nuk e bindën arbitrin Coote për të nxjerrë kartonin e kuq.

Në pjesën e dytë, Bournemouth ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe Trossard në minutën e 70-të shënoi goliin e dytë. Në shtesën e shtatë, duhej Declan Rice që të "vuloste" tri pikët për të besuarit e Mikel Artetas.

Me 83 pikë Arsenali mban vendin e parë në renditje, ndjekur nga Man. City me katër pikë dhe dy ndeshje më pak. Për momentin londinezët shijojnë kreun dhe presin rezultatet e rivalëve.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?