Dortmundi siguroi këtë të dielë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë dhe për rrjedhojë pozicionohet në zonën Champions. Verdhezinjtë mposhtën në shtëpi 3-1 Bochumin, në një ndeshje që katër golat u shënuan nga lojtarët e një skuadre.
Fullkrug shkëlqeu me tripletë këtë ndeshje, duke hapur serinë e golave për Dortmundin në të 7 minutë. Sulmuesi ktheu në gol penalltinë, para se Schlotterbeck të barazonte gjithçka në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar shifrat në 1-1.
Sërish Fullkrug në të 72 minutë kaloi djemtë e Terzic në avantazh, pas pasimit final të Sabitzer. Për të marrë topin në shtëpi, Fullkrug sërish nga penalltia në të 90+1 minutë "vulosi" ndeshjen.
Borussia Dortmund me 36 pikë mban vendin e tretë pas javës së 19-të në Bundesligë, duke qenë brenda zonën Champions. Ndërkohë Bochum me 20 pikë pozicionohet në vendin e 14-të.