Festa e Augsburg

GOLAT/ Bayern Munich tri pikë për të barazuar Dortmundin në krye të Bundesligës, Union Berlin harron të fitojë

4 Mars 2023, 18:43| Përditesimi: 4 Mars 2023, 20:40

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 23-të. Me fillim nga 15:30 këtë të shtunë u zhvilluan pesë duele. Augsburgu mori pikë shprese në shtëpi, duke mundur 2-1 Werder Bremen. Gladbach nuk ia foli që të fitonte në shtëpi, teksa u ndal pa gola nga Freiburg. Schalke u rikthye te tri pikët pasi fitoi 0-2 në transfertë me Bochum.Edhe Mainz mori tri pikë duke mundur minimalisht 1-0 Hoffenheim me golin e Barreiro në minutën e 33. Union Berlin barazoi 0-0 me Koln duke mos fituar për ndeshjen e tretë radhazi. Në 18:30 Bayern Munich fitoi 1-2 me Stuttgart.

Në "Vonovia Stadium", Bochumi vendas humbi 0-2 me Schalke 04 për javën e 23-të në Bundesligë. Miqtë ndërrojnë vendet në renditje, duke lënë Bochum në fundin e ftohtë të klasifikimit edhe pse me pikë të njëjta (19-të). Ndeshja u hap në minutën e 45 me autogolin e Riemann, teksa Bulter në të 79 minutë shënoi për 0-2. Schalke merr fitoren e dytë radhazi dhe sheh 'dritë në fundin e tunelit', duke qenë një pikë më pak se zona e shpëtimit.

Bayern Munich fitoi 1-2 me Stuttgartin për javën e 23-të në Bundesligë. Bavarezët e Nagelsmann u treguan të saktë në rastet e krijuara, duke marrë sërish kreun e kampionatit edhe pse me pikë të barabarta me Dortmundin (49). Ndeshja për Bayern u hap nga de Ligt në minutën e 39 të ndeshjes, teksa Choupo-Moting në të 62 minutë shënoi për 0-2. Perea në minutën e 88 shënoi për vendasit, gol që në fund shërbeu sa për statistika. Me 49 pikë Bayern Munich kryeson Bundesligën, në kuotë të njëjtë pikësh me Dortmund. Stuttgart pëson humbjen e dytë radhazi dhe me 19 pikë qëndron në vendin e 15-të, me pikë të barabarta me tre skuadrat poshtë saj.

Bundesliga - java 23:

15:30

Augsburg 2-1 Werder Bremen (Beljo 6', Maier 46' / Stage 16')

B. MGlabbach 0-0 Freiburg

Bochum 0-2 Schalke (Riemann 45' (autogol), Bulter 79')

Mainz 1-0 Hoffenheim (Barreiro 33')

Union Berlin 0-0 Koln

18:30

Stuttgart 1-2 Bayern Munich

Renditja:

Ora 20:36
GOLAT/ Bayern Munich nuk fal në transfertë, bavarezët barazojnë Dortmundin në krye të Bundesligës

Bayern Munich fitoi 1-2 me Stuttgartin për javën e 23-të në Bundesligë. Bavarezët e Nagelsmann u treguan të saktë në rastet e krijuara, duke marrë sërish kreun e kampionatit edhe pse me pikë të barabarta me Dortmundin (49). Ndeshja për Bayern u hap nga de Ligt në minutën e 39 të ndeshjes, teksa Choupo-Moting në të 62 minutë shënoi për 0-2. Perea në minutën e 88 shënoi për vendasit, gol që në fund shërbeu sa për statistika. Me 49 pikë Bayern Munich kryeson Bundesligën, në kuotë të njëjtë pikësh me Dortmund. Stuttgart pëson humbjen e dytë radhazi dhe me 19 pikë qëndron në vendin e 15-të, me pikë të barabarta me tre skuadrat poshtë saj.

Ora 18:45
VIDEO/ Schalke dy fitore shprese, 'Minatorët' lënë fundin e Bundesligës

Në "Vonovia Stadium", Bochumi vendas humbi 0-2 me Schalke 04 për javën e 23-të në Bundesligë. Miqtë ndërrojnë vendet në renditje, duke lënë Bochum në fundin e ftohtë të klasifikimit edhe pse me pikë të njëjta (19-të). Ndeshja u hap në minutën e 45 me autogolin e Riemann, teksa Bulter në të 79 minutë shënoi për 0-2. Schalke merr fitoren e dytë radhazi dhe sheh 'dritë në fundin e tunelit', duke qenë një pikë më pak se zona e shpëtimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?