Xavi fiton La Liga-n si lojtar dhe trajner

GOLAT/ Barcelona shpallet kampion në Spanjë për herë të 27-të! Valencia tri pikë shprese, Elche i vendit të fundit shtang Atletico Madridin

14 Maj 2023, 22:59| Përditesimi: 14 Maj 2023, 23:00

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 34, me Barcelonën që pas fitores 2-4 me Espanyolin siguron titullin e 27-të kampion. Celta Vigo humbi në shtëpi 1-2 me Valencian, teksa Elche mundi 1-0 Atletico Madridin, duke befasuar skuadrën e Simeones.

Barcelona fitoi 2-4 me Espanyolin në transfertë, duke siguruar edhe matematikisht titullin kampion në La Liga për herë të 27-të në histori. Për javën e 34 në kampionat, Barcelona nuk e diskutoi fitoren duke bërë që në qytet të shpërthejë festa e titullit. Dueli në "RCDE Stadium" u hap nga Lewandowski në minutën e 11-të, për t'u dyfishuar nga Balde në të 20 minutë. Sërish Lewandowski në të 40 minutë arkivoi tri pikët, para se Kounde në të 53 minutë të shënonte për 0-4. Puado në minutën e 73 shkurtoi diferencën për Espanyolin, para se në të 90+2 minutë Joselu të shënonte për 2-4. Kësisoj, Barça merr titullin e 27 kampion në histori, teksa lë pas Real Madridin. Espanyol me 31 pikë mban pozitën e parafundit, duke luftuar për mbijetesën në katër javët e fundit të sezonit.

Në stadiumin "Balaidos", Celta Vigo vendase humbi 1-2 me Valencian në një ndeshje me gola dhe karton të kuq. Ishte Kluivert që zhbllokoi sfidën për miqtë në të 8 minutë, teksa goli i ekuilibrit momental u shënua nga Seferovic në të 60 minutë. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Mari në të 88 minutë shënoi për 1-2, duke i dhënë fitoren aq shumë të pritur miqve. Në fund edhe karton i kuq për Gabriel Paulistan e Valencias. Me 37 pikë, Valencia ngjitet në vendin e 14-të, duke u larguar nga zona e ftohtë. Me 39 pikë Vigo mban pozitën e 13-të.

Elche fitoi 1-0 me Atletico Madridin për javën e 34 në La Liga. Goli i Fidel në minutën e 41 të ndeshjes vendosi ndeshjen në stadiumin "Manuel Martinez Valero". Megjithë ndërrimin e shumë lojtarëve, djemtë e Simeones mbajnë vendin e tretë në klasifikim me 69 pikë. Me 19 pikë Elche vijon të qëndrojë në vendin e fundit.

La Liga - java 34:

Celta Vigo 1-2 Valencia

Elche 1-0 Atletico Madrid

Valladolid 0-3 Sevilla

Espanyol 2-4 Barcelona

Renditja:

Ora 22:53
6 gola në Katalonjë, Barcelona fiton derbin dhe zyrtarizon titullin kampion në La Liga (GOLAT)

Barcelona fitoi 2-4 me Espanyolin në transfertë, duke siguruar edhe matematikisht titullin kampion në La Liga për herë të 27-të në histori. Për javën e 34 në kampionat, Barcelona nuk e diskutoi fitoren duke bërë që në qytet të shpërthejë festa e titullit. Dueli në "RCDE Stadium" u hap nga Lewandowski në minutën e 11-të, për t'u dyfishuar nga Balde në të 20 minutë. Sërish Lewandowski në të 40 minutë arkivoi tri pikët, para se Kounde në të 53 minutë të shënonte për 0-4. Puado në minutën e 73 shkurtoi diferencën për Espanyolin, para se në të 90+2 minutë Joselu të shënonte për 2-4. Kësisoj, Barça merr titullin e 27 kampion në histori, teksa lë pas Real Madridin. Espanyol me 31 pikë mban pozitën e parafundit, duke luftuar për mbijetesën në katër javët e fundit të sezonit.

Ora 19:01
Hap fals në transfertë, Atletico Madrid befasohet nga Elche (VIDEO)

Elche fitoi 1-0 me Atletico Madridin për javën e 34 në La Liga. Goli i Fidel në minutën e 41 të ndeshjes vendosi ndeshjen në stadiumin "Manuel Martinez Valero". Megjithë ndërrimin e shumë lojtarëve, djemtë e Simeones mbajnë vendin e tretë në klasifikim me 69 pikë. Me 19 pikë Elche vijon të qëndrojë në vendin e fundit.

Ora 18:59
VIDEO/ 3 gola dhe karton i kuq, Valencia fiton 'in-extremis'

Në stadiumin "Balaidos", Celta Vigo vendase humbi 1-2 me Valencian në një ndeshje me gola dhe karton të kuq. Ishte Kluivert që zhbllokoi sfidën për miqtë në të 8 minutë, teksa goli i ekuilibrit momental u shënua nga Seferovic në të 60 minutë. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Mari në të 88 minutë shënoi për 1-2, duke i dhënë fitoren aq shumë të pritur miqve. Në fund edhe karton i kuq për Gabriel Paulistan e Valencias. Me 37 pikë, Valencia ngjitet në vendin e 14-të, duke u larguar nga zona e ftohtë. Me 39 pikë Vigo mban pozitën e 13-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?