Vedat Muriqi

Sport

GOLAT/ Vedat Muriqi rikthehet te goli, Mallorca barazon 1-1 me Osasunën

11 Shkurt, 09:02| Përditesimi: 11 Shkurt, 09:09

  • Share

La Liga në Spanjë mbylli raundin e 23-të. Mbrëmjen e së hënës (10 shkurt) Mallorca dhe Osasuna barazuan 1-1, teksa për vendasit shënoi Vedat Muriqi duke u rikthyer te goli pas dy muajve.

Pjesa e parë në "Son Moix" u mbyll pa gola, ndërsa fundi i ndeshjes ishte me emocione. Duhej minuta e 81-të që Vedat Muriqi të shënonte golin e parë të ndeshjes, me një penallti të fituar nga vetë ai. Goli i parë për Vedatin në vitin 2025 pas rikthimit nga dëmtimi dhe i katërti këtë sezon.

Kur u duk se vendasit do dilnin te tri pikët, ishte Boyomo në shtesën e katërt që barazoi ndeshjen. Me këtë barazim skuadrat shkojnë në kuotën e 31 pikëve, duke ndarë vendet 9 dhe 10.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?