BRIGHTON, Angli - E diela e Premier League në futbollin anglez nisi me surpriza. Në "Amex Stadium", vendasit e Brighton fituan 2-1 me përmbysje kundër Manchester Cityt. Ekipi i Pep Guardiolës sheh dy humbje radhazi pas tre javëve të para të sezonit.
Ndeshja nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos pësuar. Paçka një mbrojtjeje të mirë të Brighton, Haaland do përfitonte nga pasimi i Marmoush dhe në minutën e 34-t do kalonte Man. Cityn në epërsi, për ta mbyllur 0-1 pjesën e parë.
Nisja e fraksionit të dytë i gjeti vendasit me tjetër 'marsh'. Duhej veterani James Milner që të vendoste ekuilibrat në minutën e 67-të nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Milner i cili është 39 vjeç bëhet lojtari më i vjetër që shënon një penallti në Premier League.
Festa nuk u ndal me kaq pasi tifozët e Brighton do 'çmendeshin' nga gezimi vetëm një minutë nga fundi i takimit. Duhej shqiptari që luan për U-21 e Gjermanisë, Brajan Gruda, i cili do shënonte golin me vlerën e tri pikëve pas asistit të Mitoma në minutën e 89-të. Gruda 'uli në tokë' mbrojtësin dhe portierin e Cityt për të shënuar një gol të bukur.
Sukses fantastik për Brighton që sheh të sigurojë tri pikët e para këtë sezon të ri. Në ndeshjen tjetër, Nottingham u mposht 0-3 në shtëpi nga West Ham me golat e Bowen, Lucas Paqueta dhe Wilson në shtatë minutat e fundit të sfidës.
Komente

Kurse Bild shkruan, Gjermani Gruda shkelqen. Hause merre vesh tani
PërgjigjuLuan si sulmues kryesor me kombetaren gjermane ! Kam msndimin qe do jete Klose i se ardhmes