Bologna 2-3 Verona

Sport

GOLAT/ Verona fiton me përmbysje, Como i merr tri pikë dhe 'zhyt' Leçen! Renditja në Serie A

31 Dhjetor 2024, 09:21| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 09:27

  • Share

Serie A e futbollit ka mbyllur vitin 2024 me dy ndeshjet e fundit për raundin e 18-të. Te suksesi kanë dalë Como dhe Verona, ndërsa komplikohen pozitat e Leçes në tabelën e klasifikimit.

Në "Giuseppe Sinigaglia", skuadra e Comos fitoi 2-0 kundër Leçes. Për miqtë nuk pati asnjë minutë për Ylber Ramadanin dhe Dario Dakën, ndërsa Medon Berisha vuan një lëndim. Como ishte më e saktë në këtë përballje, duke marrë tri pikë me golat e Paz dhe Cutrone në pjesën e dytë. Me këtë sukses Como parakalon Leçen dhe i lë këta të fundit pranë zonës së ftohtë.

Në "Renato Dall'Ara" Bologna u përmbys 2-3 nga Verona. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dominguez, ndërsa u përmbysën brenda pjesës së parë nga Sarr dhe Tengstedt. Barazimi momental erdhi me Dominguez (dy gola në këtë ndeshje), ndërsa Verona gjeti suksesin me autogolin e Castro vetëm dy minuta nga fundi.

Serie A, raundi 18-të:

E hënë, 30 dhjetor 2024

18:30 Como 2-0 Leçe

20:45 Bologna 2-3 Verona

Renditja:

Ora 09:24
VIDEO/ Verona dhuron spektakël, përmbys 2-3 Bolognan

Në "Renato Dall'Ara" Bologna u përmbys 2-3 nga Verona. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dominguez, ndërsa u përmbysën brenda pjesës së parë nga Sarr dhe Tengstedt. Barazimi momental erdhi me Dominguez (dy gola në këtë ndeshje), ndërsa Verona gjeti suksesin me autogolin e Castro vetëm dy minuta nga fundi.

Ora 09:23
VIDEO/ Como fiton 2-0 dhe parakalon Leçen, Ramadani e Daka në stol

Në "Giuseppe Sinigaglia", skuadra e Comos fitoi 2-0 kundër Leçes. Për miqtë nuk pati asnjë minutë për Ylber Ramadanin dhe Dario Dakën, ndërsa Medon Berisha vuan një lëndim. Como ishte më e saktë në këtë përballje, duke marrë tri pikë me golat e Paz dhe Cutrone në pjesën e dytë. Me këtë sukses Como parakalon Leçen dhe i lë këta të fundit pranë zonës së ftohtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?