Festa e Getafes

GOLAT/ Villarreal bën detyrën në transfertë, Getafe pikë shprese! Muriqi ndalet nga VAR-i, Atl. Madrid shënon 6 herë

4 Mars 2023, 21:02| Përditesimi: 4 Mars 2023, 23:01

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 24-t. Këtë të shtunë u zhvilluan katër duele, me rezultatet që kanë qenë disa surprizuese. Getafe fitoi 3-2 me Gironan, Villarreal bëri detyrën duke fituar 0-2 me Almerian në transfertë, teksa Mallorca humbi 0-1 nga Elche në shtëpi. Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi shënoi në minutën e 90+7, me VAR-in që anulloi gjithçka. Atletico Madrid fitoi 6-1 me Sevillan

Në stadiumin "Juegos Mediterranos" Almeria vendase humbi 0-2 me Villarrealin. Golat për 'Nëndetësen e Verdhë' u shënuan nga Moreno në minutën e 76 dhe Morales në të 88 minutë. Villarreal me 37 pikë merr vendin e gjashtë që të dërgon në zonën evropiane, teksa Almeria me 25 pikë qëndron në vendin e 17-të.

Në "Estadi Mallorca", vendasit e Mallorcas humbën 0-1 me Elche për javën e 24-t në La Liga. Goli i fitores për miqtë u shënua nga Boye në minutën e 88 të ndeshjes. Në fundin e sfidës, në të 90+7 minutë Vedat Muriqi barazoi ndeshjen, me arbitrin që 'ngriu festën' e vendasve pas konsultës me VAR për faull gjatë aksionit. Elche shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e fundit, teksa Mallorca me 31 pikë mban vendin e 10-të.

La Liga - java 24:

Getafe 3-2 Girona

Almeria 0-2 Villarreal

Mallorca 0-1 Elche

21:00 Atletico Madrid 6-1 Sevilla

Renditja:

Ora 21:06
VIDEO/ Dy gola për në Europë, Villarreal tri pikë në transfertë

Në stadiumin "Juegos Mediterranos" Almeria vendase humbi 0-2 me Villarrealin. Golat për 'Nëndetësen e Verdhë' u shënuan nga Moreno në minutën e 76 dhe Morales në të 88 minutë. Villarreal me 37 pikë merr vendin e gjashtë që të dërgon në zonën evropiane, teksa Almeria me 25 pikë qëndron në vendin e 17-të.

Ora 21:04
VIDEO/ Gol në minutën e 97, VAR-i 'i ngrin' buzëqeshjen Muriqit! Mallorca humbet në shtëpi

Në "Estadi Mallorca", vendasit e Mallorcas humbën 0-1 me Elche për javën e 24-t në La Liga. Goli i fitores për miqtë u shënua nga Boye në minutën e 88 të ndeshjes. Në fundin e sfidës, në të 90+7 minutë Vedat Muriqi barazoi ndeshjen, me arbitrin që 'ngriu festën' e vendasve pas konsultës me VAR për faull gjatë aksionit. Elche shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e fundit, teksa Mallorca me 31 pikë mban vendin e 10-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?