Gold Ag me familjen

VIP & Spektakël

Gold Ag bëhet baba për herë të dytë, zbulon si e ka quajtur djalin

26 Shtator 2022, 16:13| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 16:14

  • Share

Këngëtari i njohur kosovar, Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.

Këngëtari zbuloi lajmin e bukur në një postim në Facebook.

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që sytë me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?