‘Golden Eagle’ solidarizohet me rastin e nënë Nazes, i ofron ndihmë për ilaçe! 85-vjeçarja u strehua pas apelit të ‘Report tv’

11 Nëntor 2023, 20:39| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 20:46

  • Share

“Aq mirë kam fjetur unë dhe gjumin e rehatë. Jam shumë e lumtur sepse atje isha vetëm, kisha dhe frikë.”-shprehet nënë Nazja.

Report Tv e kreu misionin e saj humanitar për nënë Nazen, 85-vjeçarja e braktisur nga 4 fëmijët jetimë të burrit të dytë, tashmë duket se jo vetëm është strehuar, por dhe rehatuar në rezidencën e të moshuarve ‘Shtëpia në Kodër” në Tiranë mes njerëzve e ngrohtësisë, prej 20 vitesh jetonte  në një shtëpi gërmadhë në një fshat të Elbasanit .

Por solidariteti nuk ka të përfunduar për historinë e nënë Nazes.

Ndjeshmëria ndaj këtij rasti ka qenë e menjëhershme edhe për pronarin e kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi. Nga Kosova mbërriti këtë të shtunë pranë rezidencës ‘Shtëpia në Kodër’. Me duart plot me veshmbathje dhe rroba të reja për nënë Nazen ai tregon gatishmërinë e tij për çdo shpëtim ekstra të saj , përfshirë këtu dhe ilaçet.

“Në momentin e pare kemi reaguar duke u zotuar për ta sistemuar. Fillimisht kemi menduar për një shtëpi , por pasi u njohëm dhe me gjendjen e saj fizike për shkak të moshës ne u interesuam që ajo të vendoset në një shtëpi për të moshuar. Ne, megjithatë do të vazhdojmë ta mbështesin për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet për ilaçe apo çdo gjë tjetër të nevojshme.”- tha Palushi.

Tashmë për nënë Nazen ka nisur një jetë tërësisht e re. Me miq dhe kujdesin e duhur nëna tregon se ndihet një tjetër njeri. Ndaj saj mëngjesin e kësaj të shtune janë kryer të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?