Me skenografi perfekte, mijëra të ftuar, veshje nga stilistët më në zë dhe humor nga personazhet më të famshëm të Hollywoodit u organizua ndarja e çmimeve “Golden Globes”.
Çmimi i madh shkoi për filmin gjysmë-autobiografik të Steven Spielberg "The Fabelmans". Filmi dokumenton jetën e një familjeje hebreje, bazuar në familjen e Spielberg dhe fillimin e dashurisë së tij për të bërë filma. Spielberg kujtoi pak fillimin e karrierës së tij në fjalimin e tij.
“The Banshees of Inisherin” fitoi çmimin për filmin më të mirë muzikal apo komedi. Ky ishte filmi më i nominuar në Golden Globes, me tetë nominime.
Sa i përket serialeve, ishte "House of the Dragon" që mori me vete në shtëpi Golden Globe.
Aktori i dashur për publikun shqiptar, Kevin Costner gjithashtu fitoi çmim për interpretimin më të mirë në "Yellowstone".
Nuk mungoi gjatë mbrëmjes edhe humori i komedianit Eddie Murphy.
Ai bëri një shaka në lidhje me shuplakën e vjetshme në çmimet Osca, ndërsa vetë mori Golden Globes për të arritjet në karrierë.
Për herë të parë në jetë, aktorja Michelle Yeoh u ngjit në skenë për të marrë çmimin e saj si aktorja më e mirë.
Ndërkohë, mbrëmja më e rëndësishme në botë për artin, u përshëndet edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se nuk do të ketë olufrtë të tretë botërore.
Mbrëmjen e ‘Golden Globes 2023’, të gjithë i kishin sytë te VIP-at për veshjet e tyre. Më poshtë mund të shihni cilat janë të veshurat më mirë nga Rihanna që zgjodhi ngjyrën e zezë deri te Letitia Ëright e veshur me Prada.