Golem/ Muzikë të lartë gjatë natës, shqetësohen banorët, procedohet penalisht administratori i lokalit

30 Qershor, 13:41| Përditesimi: 30 Qershor, 13:46

  • Share

Bazuar më shqetësimet e banorëve, policia e Kavajës ka konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar.

Uniformat blu kanë nisur hetimin në gjendje të lirë për administratorin e lokalit ndërsa kanë sekuestruar edhe disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Ka nisur hetimi në gjendje të lirë për administratorin e lokalit, shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe për shtetasin A. M., 35 vjeç,  banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 30/06/2024 15:14

    Edhe ketu ne Vlore e tille eshte situata 2 disko ne qiell te hapur per tu cmendur po nuk intetesohet njeri,edhe pse merr ne telefon. Turismi nuk behet me zhurme extreme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?