Foto ilustruese

Kronikë

Golem/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

11 Prill, 15:06| Përditesimi: 11 Prill, 15:09

  • Share

Drejtuesi teknik i një firme është vendosur në pranga nga blutë e Kavajës pasi një nga punëtorët e tij u plagos teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Golem.

61-vjeçari nga Kavaja akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

Fatmirësisht 41 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi B. Sh., 41 vjeç, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem. I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?