U ndërtua rruga rreth shtyllës apo shtylla në mes të rrugës?! Kjo është dilema që lind në aksin dytësor Plepa-Golem, nga ana e Shkëmbit të Kavajës, ku një shtyllë e tensionit të lartë gjendet në mes të rrugës.
Pavarësisht se janë vendosur disa tabela sinjalizuese, kjo nuk duket se nuk e shmang rrezikun për aksidente.
Drejtues e automjeteve ironizuan punimet duke u shprehur se kalojnë aty vetëm për të parë shtyllën si “atraksion”.
‘Na pëlqen shumë ekstrem dhe është arsye se pse kalojmë këtu para. (qesh)’- tha një qytetar.
‘Kjo duhet hequr pa diskutim.’- tha një tjetër.
‘Kjo shtyllë duhet të hiqet për hir të jetës së njeriut.’- u shpreh një qytetar.
Gjatë vëzhgimit të “Report Tv” në terren, hasin disa punonjës të OSHEE, por që nuk kanë dijeni për shtyllat e tensionit.
'Tani nuk e di se çfarë bëhet. S’kemi lidhje fare!’- tha punonjësi i OSHEE-së.
Rruga dytësore përgjatë autostradës Durrës-Kavajë me gjatësi 5 kilometra është asfaltuar një muaj më parë, pavarësisht se po punimet nuk kanë përfunduar, është hapur për të shfryrë trafikun e sezonit. Burimet thanë se projekti parashikon spostimin e shtyllës, proces që pritet të kryhet nga OSHEE muajt në vazhdim.
Ky segment rrugor është pjesë e projektit për rikualifikimin urban të zonës turistike të Golemit, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes kredisë nga Banka Botërore me vlerë 4.5 milionë USD.
Çfarë lajmi
PërgjigjuKete duhet ta vendosin Rama (pasi te perfunfoje turin fotografik me liderat boterore) tek postet e Shqiperise turistike bashke me gropat ne 2 km te rruges nacionale prane kryqezimit ne Arapaj - Shkembi i Kavajes. Hajde Rame e sistemoji se po kujtojne se ka ardhur Wagneri per pushime ne Durres or teeeejjjjj
PërgjigjuParadoks shqiptar dhe humor ballkanik!
PërgjigjuNë asnjë vens të botes nuk mundet që të ndodhë Kjo shëmti e çmendur…!
Përgjigju