Goli i anuluar në derbi, Pioli braktis intervistën pas humbjes me Inter! Sonte gjysmëfinalja e kthimit Juventus-Fiorentina

20 Prill 2022, 10:07| Përditesimi: 20 Prill 2022, 10:57

  • Share

Spektakolare, me polemika dhe braktisje të intervistave është mbyllur derbi i Italisë mes Interit dhe Milanit ku zikaltërit falë fitores 3-0 kanë siguruar finalen e Kupës së Italisë, që mungonte prej 11 vitesh.

Gjysmfinalja e kthimit, pas të parës që u mbyll 0-0, u zhbllokua që në minutën e 4 nga Martinez, i cili realizoi me një kthesë të ëmbël. Në vijim Milan rikuperoi në lojë dhe në raste, por ishte sërish Martinez që dyfishoi pas një parabole. Në pjesën e dytë Milan tentoi të rihapte kualifikimin, duke qenë se në Itali vlente ende goli në fushë kundërshtare. ‘Djalli’ arrit të realizonte në minutën e 66, por arbitri e anuloi me pretendimin se Kalulu në pozicion jashtë loje i kishte bllokuar rrezen portierit Handanovic.

Më tej zikaltërit kampionë në fuqi të Seria A vranë çdo shpresë me golin e tretë, të realizuar nga Gosens. Në fund kishte festë të papërmbajtur te zikaltërit, ndërsa mërzija ishte në fytyrat e futbollistëve të Milanit, por trajneri Pioli ka shkuar më shumë se kaq, teksa braktisi edhe konferencën për shtyp kur u pyet për golin e anuluar. Trajneri tha se i kishte sosur durimi me gabimet e arbitrave.

Në finale Inter do të ndeshet me fituesin e çifiti Juventus-Fiorentina që luhet sonte në orën 21:00. Ndeshja e parë në Firence është mbyllur 0-1 në favor të bardhezinjve që kanë një bonus jo të vogël për biletën e finales.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?