Në Seria A Atalantës nuk i mjaftoi goli i Gjimshitit për të fituar kundër Torinos. Maripan realizoi për miqtë duke vulosur shifrat në 1-1 dhe duke ngadalësuar edhe më tej ecurinë e bergameskëve në luftën për titull. Goli i Gjimshitit në Seria A erdhi pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë.
Aktualisht Atalanta ka 6 pikë më pak se Napoli kryesues dhe njëkohësisht ka 1 ndeshje më shumë, që Napoli e rikuperon sot kundër Romës.
Komento