Kylian Mbappe bëhet lojtari më i vlefshëm për PSG në Champions League. Francezi ka shënuar me fanellën e parisienëve 31 gola në Ligën e Kampioneve, duke qenë futbollisti me më shumë realizime për PSG në këtë kompeticion. Ylli i sulmit ia doli që në ndeshjen e grupeve me Benfica të tundte rrjetën në pjesën e parë, edhe pse me penallti.
Tanimë me avantazhin në xhep pjesën e parë, te PSG do duhet që të mbajnë rezultatin për të siguruar vendin e parë në grup të shkëputur nga Benfica, Juventus dhe Macabi Haifa. Duket se lajmet për largimin e tij nga PSG e kanë bërë Mbappe më të uritur, me sulmuesin që ka vendosur rekord të ri për PSG me 31 gola në Champions.