Ka mjaftuar një gol i Raphael Varane që Manchester United ta nisë me fitore sezonin e ri në Premier League. ‘Djajtë’ fituan 1-0 ndeshjen e fundit të javës së parë të kampionatit të luajtur në ‘Old Traford’ kundër Wolves.
Pas disa tentativave të Rashford, qendërmbrojtësi francez, realizoi me kokë në minutën e 76, ndërsa për t’u veçuar ishin edhe dy pritje vendimtare të Onana-s, i cili dha kontributin e tij në këtë 3 pikësh të rëndësishëm. United bëhet kështu skuadra e radhës pas Manchester City-t dhe Arsenal që ia del me sukses në javën e parë të kampionatit, ndërsa Chelsea, Liverpool dhe Tottenham e nisë me barazim.