Erling Haaland te Malmo (i shënon Laçit) dhe Ole Solskjaer

Goli kundër Laçit dhe 4 milionë euro, si Manchester United e humbi Erling Haaland-in: Nuk patën besim

13 Maj 2023, 22:25
  • Share

Erling Brout Haaland mund të ishte një futbollist i Manchester United në 2018, me drejtuesit e "Djajve" që nuk besuan te aftësitë e djaloshit, asokohe vetëm 17-vjeçar. Një gjë të tillë e tregoi Ole Solskjaer, me ish-trajnerin e United që në një intervistë zbulon prapaskenat.

“Unë telefonova Manchester United gjashtë muaj para se Erling të shpërthente dhe iu thashë se e kisha parë këtë sulmues me shumë potencial. Kushtonte vetëm 4 milionë euro, por ata nuk më dëgjuan, nuk donin ta blinin”, tha norvegjezi.

Tanimë me Manchester City-n, Haaland ka edhe një të kaluar kundër ekipeve shqiptare, me Molden që në 2018 eliminonte Laçin nga Kupat e Evropës, teksa Haaland shënonte në Norvegji me 11 metërsh.

Ky mund të konsiderohet sezon rekord për Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester City është shpallur “Futbollisti i Vitit 2023”. Një çmim prestigjoz për norvegjezin, i cili po ndjek gjurmët e shokut të tij të skuadrës Ruben Dias në vitin 2021 dhe ish-it, Sterling, më 2019.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?