Një gol në ekstremin e lojës e ngjiti Dinamon në vendin e katërt në Superligë, duke e futur në zonën ‘final-four’. Ishte Denilson ai i cili realizoi në minutën e 93 për të mposhtur në Air Albania 1-0 Teutën, durrsakët të cilët në pjesën e parë humbën dy penallti me Peposhin, të pritura nga Sali.
Aktualisht Dinamo është e katërta me 42 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të pestë dhe 3 më shumë se Tirana e vendit të gjashtë. Një ecuri e papritur për ‘nëndetësen’ që pati shumë vështirësi në fillim të sezonit me trajnerin Di Biaggio, teksa ndodhej në vendet e fundit të klasifikimit.