Al-Ittihad fitoi dje 3-0 kundër Auckland City në ndeshjen e Kupës së Botës për klube. Një nga golat e këtij dueli për klubin kampion të Arabisë Saudite u shënua nga Karim Benzema (35 vjeç).
Topi i Artë në fuqi ia ka dalë të shënojë në katër Kupa Bote për klube. Me një karrierë fantastike me Real Madridin, ai ka shënuar edhe në kompeticionet e 2014, 2016 dhe 2022, teksa bëhet i vetmi futbollist që shënon në katër edicione.
Në raundin tjetër Al-Ittihad do të ndeshet me Al Ahli të Egjiptit. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale të turneut me kampionët e Kupës Libertadores, Fluminense. Manchester Citi, fituesi i Champions-it, do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Leon të Meksikës dhe Urava Red Diamonds të Japonisë më 19 dhjetor.