Ta shajë gomari Ambasadorin është turp shtazarak. Por është dhe punë me leverdi. Se nga gomar që je, bëhesh menjëherë i shquar, i rëndësishëm, i lavdishëm. Mirpo duhet të plotësosh disa kushte.
Të jesh aq gomar sa të shash me sukses një ambasador, kushti i parë është të jesh halabak. Nëse shan një Ambasador dhe nuk je halabak por Fisnik, mos u lodh kot, je i humbur pa nisur. Fisniku nuk është për sharje ambasadorësh. Fisniku i bie gjatë. Nga qytetërimi, nga iluminimi, vlerat, artistët, shkrimtarët, filozofët, poetët. Fisniku thotë; Ambasadori është njeri, dhe nuk mund të ofendohet. Ambasadori është qytetar, dhe nuk mund të cënohet. Ambasadori është mysafir dhe nuk mund të refuzohet. Ambasadori është i emëruar dhe nuk mund të ç'emërohet. Ambasadori është mik, dhe po e shave e ke prerë në Besë. Nëse gjithsesi ndodh që një Fisnik shan një Ambasador dhe del dikush t'i thotë Fisnikut; "Hej, qënke çmendur. Me Ambasadorin mund të flasësh, mund të debatosh, mund të negociosh, por nuk mund ta shash. Kurrën e kurrës. Po shave Ambasadorin, nuk je njeri, je gomar". Nëse Fisnikut kjo i ndodh, Fisniku bëhet keq, sëmuret, çmendet, ose vret veten. Ndërsa po të jesh halabak tabloja përmbyset. Çfardo që të thonë pasi ke sharë një Ambasador, edhe nëse të bëjnë të ditur se je gomar, qenbirqeni, krimb, larvë, shtazë, qerpiku s'të lëviz, jo vetëm nuk e ke problem aspak, por përkundrazi, ndjehesh i lartësuar, i nderuar. Gomari, qeni i birit të qenit, krimbi, larva, shtaza, janë gjallesa pakrahsimisht më të larta ndaj hiçit që ti halabaku që shan ambasadorin, je.
Nëna kurvë, gruaja putanë, çupa baxhellë, femrat e fisit të tëra zuska me nam, janë kushti i dytë i domosdoshëm ta shash një Ambasador pa ta bërë tërr syri.
Tjetër kusht për të sharë pa teklif dhe pa pasoja një Ambasador është të jesh gjithë kohës i shqetësuar, i eksituar, i bezdisur, të kesh një taksirat që s'të lë të përgjumesh por të mban gjithë kohën syçelët. Këtë kusht e plotëson më së miri Majasilli. Nëse Majasillin e ke, je me fat. Nëse Majasillin nuk e ke, shpike. Nëse, si gomar që je, nuk e shpik dot, bëj çmos ta kesh. Duke ngrënë çdo ditë speca djegs, për shembull, ose me mënyra të tjera. Sakën se blen ndonjë krem kundër majasillit. Po nuk u krruajte mund të arrish të shash deri legenat si vetja, por kurrsesi një Ambasador.
Që Ambasadorit t'i punosh qindin, që sharjen e Ambasadorit ta realizosh me efikasitet të lartë, e mira do ishte para 90-ës të kesh qënë spiun. Nëse fatin e mirë të kesh qënë spiun, për fat të keq nuk e ke patur, do ishte një mrekulli nëse je zdërhallur në ndonjë nga qenefet e Partisë së Punës. Instruktor llapaqen në ndonjë komitet partie, a kryeredaktor në ndonjë gazetë, për shembull. Ku je regjur me t'futme, t'qitme, rrena, prapaskena, intriga. Vetëm kështu mund të zëri gjumi i natës nëse je aq gomar sa të shash një Ambasador pa llogaritur çfarë kafshërie ke bërë.
Diktatori dhe Diktatura, aq tepër llomotitën dhe lehën, aq baltë hodhën mbi ambasadorët dhe diplomatët, sa ishte e papërfytyrueshme që pas 30 vjetësh të ketë ende copa mishi, spurdhjakë, frikacakë, budallenj, gomerë që shajnë ambasadorë.
Gomar që shan ambasadorë nuk bëhesh. Gomar që shan ambasadorë, je ose s'je. Gomar që shan ambasadorë është Fat që e ke ose s'e ke. Por vetëm Fati nuk mjafton. Që titullin e lartë "Gomar që shan Ambasadorë" ta meritosh plotësisht, duhet të plotësosh edhe të tjera kushte.
Të kesh disa dhjetra mijëra euro borxh pa asnjë mundësi për ti kthyer, është rast për tu shfrytëzuar për të qënë i motivuar në të dy kahjet; nga njëra anë për të larguar sikletin nga borxhi duke sharë Ambasadorin, nga ana tjetër duke harruar Ambasadorin për të vrarë mendjen si ta lash borxhin.
Koka e palarë, goja shpellë, dhëmbët çakall, mundësisht ndonjë sëmundje veneriane, vërtet nuk janë thelbësore, por si garniturë, si meze, për krijimin e atmosferës së përshtatëshme për të sharë ambasadorë, kanë vlerë të pallogaritëshme.
Sakën se shan ambasadorët e Lindjes. S'ke punë me ata. Hasanët dhe Hysenët lëri të zdërhallen nëpër hamame dhe hareme. Të bëjnë qef nëpër bordello. Të pinë shurup shege dhe të hanë hallvë mbi shiltera. Mos u krruaj pra me ata që na kanë mbajtur pushtuar me shekuj. Shaj vetëm ambasadorët e Perëndimit që na kanë falur dy shtete, jo për tu bërë qefi gomerëve që shajnë ambasadorët, por për tua dhuruar budallenjve që ambasadorë nuk shajnë. Prandaj hiç mos hezito. Shaj e shaj papushim sa të kesh takat, sa të çahen mushkëritë. Vetëm ambasadorë dhe ambasadoresha perëndimore. Nga ata që çfaqen si qingja por janë ujqër. Nga ato që duken si ngjala por janë nëpërka.
Përndryshe nuk arrihet dot qëllimi i lartë i gomerëve që shajnë ambasadorë për ta kthyer edhe një herë Shqipërinë në Mesjetë dhe shqiptarët në shpellarë.
Mos u ndal o gomar së shari ambasadorë. Vazhdo pa u ndalur derisa të lodhet llapa të varet përjashta të vijë ta shkuli macja. Derisa të dalçin trutë t'i hëngshin minjtë. Derisa korbat ta çukisin kërrmën. Derisa e llaftarisur nga Shqipëria shpellare e gomerëve që shajnë ambasadorët, të vi Bota të na rrethojë edhe një herë me tela me gjëmba.
Gomari shan Ambasadorin
Ta shajë gomari Ambasadorin është turp shtazarak. Por është dhe punë me leverdi. Se nga gomar që je, bëhesh menjëherë i shquar, i rëndësishëm, i lavdishëm. Mirpo duhet të plotësosh disa kushte.
ore bej nje shkrim edhe per ata llacagjite qe po shajne vittorio sgarbin
PërgjigjuPaske ber nje analiz per koke te analizes. Per shanc derri na jan shtuar mjaft keta gomaret dhe ska dreq me i ndrequr. Megjithate populli i mencur po vazhdon me intuten e tij tua jap vleresimin sipas kokes dhe po hedh ne koshin e mbeturinave. Megjithate per fat te keq keta na kan felliqur perpara miqve. Mender me then jan ber sì ata femijet qe flasin pa leje.
Përgjigju