Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Teksa ka ndarë foto të Atit të Shenjtë, mes të cilave edhe një që mban në dorë një qeleshe me shqiponjë, ministri shpreh lutjet për shpirtin e tij dhe për një botë më të mirë.
“Lamtumirë, Papa Françesku!
Në këtë çast zie për komunitetin mbarëkatolik dhe për gjithë njerëzimin, lutemi për shpirtin e tij të bardhë dhe për një botë më të mirë, ashtu siç na e mësoi ai.”, shkruan Gonxhja.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Papa Françesku, mesazhet e politikës shqiptare dhe udhëheqësve fetarë
Xh.D/ReportTv.al
