Gonxhja i jep stafetën kreut të ri të DPSHTRR: I bindur se do çojë përpara projektet e nisura, do keni mbështetjen time si Ministër

24 Janar, 09:00| Përditesimi: 24 Janar, 09:03

  • Share

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja i ka dhënë stafetën Ilir Mengrës në krye të DPSHTRR. Ndërsa ka ndarë foto nga takimi me stafin e DPSHTRR, Gonxhja i uron suksese në këtë detyrë Mëngrës për të çuar përpara projektet e nisura, ndërsa thotë se DPSHTRR tashmë do ketë mbështetjen e tij si ministër.

Suksese po ashtu i ka uruar edhe Afrim Toles, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë.

“Punë të mbarë Ilir Mengra si Drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së! Stafetë emocionuese sepse të dy punuam gjatë sëbashku dhe e ngritëm shërbimin në nivelin e sotëm! Kënaqësi që Kryeministri, Zv.kryeministrja dhe MIE i dhanë besim vazhdimësisë së punës dhe qendrueshmërisë së ekipit, duke na vlerësuar dhe duke mbështetur eksperiencën pozitive! Iliri ka spikatur si një profesionist shumë i aftë dhe i përkushtuar, duke treguar vazhdimisht cilësi shumë të mira drejtuese e ndaj jam i bindur që do të çojë përpara projektet e nisura, ku ndihma e mbështetja ime s’do të mungojnë, tashmë si Ministër i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Gjithashtu punë të mbarë Afrim Tole, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë! Lajm tjetër i mirë, zgjedhje e duhur pas mirëdrejtimit të Task-Forcës së Transportit Rrugor! Suksese dy drejtuesve që më bëjnë krenar që i kam patur kolegë direkt dhe që do ta mirëadministrojnë në vijim Automotorizimin Shqiptar!

Suksese DPSHTRR! Urime skuadrës kampione të Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që pata privilegjin ta drejtoja prej Nëntorit 2018! Mirënjohës përjetë për kontributin e gjithësecilit, për rrugëtimin tonë të bukur dhe shpirtin e misionit që e ktheu entin në një model suksesi!  JENI MË TË MIRËT", shkruan Gonxhja.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?