Pamjet e publikuara nga ministri

Kultura

Gonxhja inspekton hapësirën ku do ngrihet Muzeu i Arbëreshëve në Himarë: Urë lidhëse mes brezave dhe brigjeve, do marrin ‘jetë’ rrëfimet e të parëve

19 Gusht, 10:42| Përditesimi: 19 Gusht, 11:03

  • Share

Së shpejti do të hapet Muzeu i Arbëreshëve në Vuno të Himarës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka inspektuar hapësirat ku do të ngrihet muzeu, që sipas tij do të jetë një ‘urë’ mes brezave dhe brigjeve, dhe ku rrëfimet e të parëve do të marrin ‘jetë’ përmes ekspozitave e kujtimeve.

Sipas  ministrit Gonxhja, projekti parashikon restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, ndërsa  e cilëson muzeun si një hap të madh për gjallërimin e Vunoit përtej sezonit turistik veror.

"Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali.", shkruan ministri. 

Postimi i plotë: 

Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod!

Inspektuam hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.

Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali.

I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, duke e kthyer zonën në një ansambel mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itenerareve.

Ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit.

Një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?