Politikë

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

22 Maj, 11:51| Përditesimi: 22 Maj, 12:15

  • Share

Të marrësh aq shumë vota të bën të ndihesh krenar, por është edhe përgjegjësi më vete. Kështu u shpreh para kamerave ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili në zgjedhjet e 11 Majit mori saktësisht 24,802 vota. Kjo e vendosi në radhë të parë mes deputetëve të listave të hapura.

“Nuk diskutohet që është një barrë shumë e madhe. Është një gëzim, është një krenari, është një kënaqësi kur shikon rezultatin, por nga ana tjetër është automatikisht një përgjegjësi shumë e rëndë, shumë e madhe, që duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar”, u shpreh ai.

Por a ia hap ky votëbesim rrugën për të garuar për Bashkinë e Tiranës? Vetë Gonxhja thotë se kjo nuk ka lidhje me Bashkinë e Tiranës.

“Mendoj se Bashkia e Tiranës zyrtarisht e ka kryetarin e vet, e ka datën e vet të zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë. Natyrisht pritshmëria shumë pozitive e kryeqytetasve, në këtë rast e Qarkut Tiranë të mbush me krenari, por ta thashë, nuk shoh lidhje direkte me Bashkinë Tiranë”, tha ministri.

Ai u shpreh se deputetët e rinj të parlamentit duhet të jenë më solidarë për çdo problematikë dhe punë që lidhet me Bashkinë e Tiranës.

“Është lokomotiva në çdo sens e gjithçkaje në rang vendi sepse është kryeqyteti, metropoli dhe vendi ku jetojnë numri më i madh i banorëve, në kryeqytet”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja i bëri komentet pas një marrëveshje të nënshkruar për eko-parqet industriale.

“Prekin një nga zonat me hallet dhe problematika siç është zona e Kombinatit. Menjëherë pas zgjedhjeve fillon puna dhe menjëherë fillon marrja e të gjitha përgjegjësive për t’u dhënë mbrapsht qytetarëve atë që ata presin, punë, punë, punë dhe përpjekje për të realizuar një sërë projektesh që janë me shumë rëndësi për qytetarët”, u shpreh ai.

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?