Drejtuesi politik i Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste Blendi Gonxhja, ka postuar një mesazh të veçantë në rrjetet e tij sociale.
Në mesazh shihet legjenda e ekipit të Interit Javier Zanetti i cili dërgon një përshëndetje për Gonxhën, i njohur për tifozërinë e tij të zjarrtë me ekipin e madh të futbollit ndërkombëtar.
'Përshëndetje Blendi, doja të të përshëndes dhe të të dërgoj një përqafim të fortë. Dhe gjithmonë Forza Inter. '- thotë në video Zanetti.
Gonxhja në postimin e tij e quan një "luftëtar që lind rrallë" dhe një "simbol epërsie" për qëndrueshmërinë dhe karakterin e tij.
'Faleminderit KAPITEN! Një luftëtar nga ata që lindin rrallë, simbol epërsie prej qëndrestari, prej thjeshtësisë dhe karakterit, që s’lëshoi pe asnjë sekondë, lider, frymëzues e motivues i pashterrshëm në fushë dhe jashtë saj.'
Komente
