Politikë

Gonxhja: Nuk do jemi më tifozë të numrit të turistëve, por të të huajve që harxhojnë këtu dhe rikthehen sërish

8 Prill, 22:17| Përditesimi: 9 Prill, 10:17

  • Share

Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ edhe për turizmin.

Gonxhja tha se tashmë duhet që fokusi të jetë tek turisti që harxhon para në Shqipëri dhe që rikthehet sërisht dhe jo tek numrat.

‘Kemi një program për tregun e punës, për investimet, vendi po gëlon nga investitor vendas dhe të huaj. Vendi do zhvillojë ekonomin e maleve dhe deteve, vendi do zhvillojë një ekonomi që do të ketë mbi 3 muaj turizëm, ne do të investojmë në hekurudha, në transportin publik. Ne nuk do jemi më tifozë të numrit të turistëve, por të turistit që harxhon shumë dhe vjen këtu për të pasur eksperienca të bukura për të njohur malet, traditën dhe aktivitetet. Shqipëria është një vend që duhet ta kthej turistin disa herë. Një familje turisti duhet të kthehet në Shqipëri disa herë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?