Politikë

Gonxhja për Report TV: Kombinati do deputetin e vet, është gjë tjetër sa votohem në qark! Fushata ime është të kërkojë njëherë ndjesë, pastaj të jap premtime

8 Prill, 21:26| Përditesimi: 9 Prill, 10:18

  • Share

 

Qasja ndaj komunitetit me përulje dhe me një ndjesë për ato që nuk kanë shkuar si duhet gjatë qeverisjes, janë ‘A’ e fushatës elektorale sipas Blendi Gonxhes, drejtuesit politik të Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Gonxhja në Report TV, Repolitix theksoi se ai dëshiron fillimisht të identifikohet me Kombinatin, si një kërkesë e banorëve për të qenë deputet i tyre dhe është gjë tjetër sipas tij nëse merr vota të tjera në qarkun e Tiranës.

"Ne nuk jemi as robot dhe as marioneta në sensin e një komande për të bërë fushatë. Është në natyrën time si e komunikoj përgjegjësinë time. Kam një specifikë në zonën time, ata nuk duan që të lëvizë deputeti i tyre aty. Ata duan që Blendi Gonxhja të identifikohet me Kombinatin, është gjë tjetër nëse do të votohem në qark. Ata duan të jem i thjeshtë dhe të takoj familje dhe organizata, edhe komunitetin. Pa dallim, njerëz që nuk janë të detyruar për të thënë votën e tyre, duan të dëgjohen. Ne kemi një sistem të sofistikuar në Partinë Socialiste. Thjeshtësia duhet të jetë ajo e çdo fushate dhe përulja ndaj çdo problematike. Ekziston në terren dhe lista e banorëve. Vetë fushata nuk është për të fituar zgjedhjet, por për të përmirësuar gjërat në çdo nivel. Se nuk mund të delirosh në komunitet dhe duhet të kërkosh ndjesë pse nuk janë zgjidhur dhe pastaj të premtojnë."-tha Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?