Politikë

Gonxhja: Produktet ‘Made in Albania’ gjenden në çdo treg europian! Një arritje e sipërmarrësve dhe punës së palodhur të punonjësve në fasoneri

2 Maj, 13:28| Përditesimi: 2 Maj, 14:30

  • Share

Produktet “Made in Albania” sot gjenden në çdo treg europian, një arritje që vjen falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare. Kështu shkruan kandidati i PS për Tiranën, Blendi Gonxhja pas një vizite të bërë në një fasoneri.

Gonxhja thekson se këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të thyejnë kufijtë.

"Jemi të vendosur të jemi krah tyre, për të mbështetur prodhimin vendas dhe për ta forcuar gjithnjë e më shumë markën 'Made in Albania' në tregun global", nënvizon Gonxhja.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?