Blendi Gonxhja takim me përfaqësues të agjencive gjermane

Sociale

Ministri Gonxhja takim me përfaqësues të agjencive turistike gjermane, në fokus forcimi i partneritetit strategjik

5 Tetor, 19:03| Përditesimi: 5 Tetor, 19:11

  • Share

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi sot përfaqësues të agjencive më të rëndësishme turistike gjermane. Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i partneritetit strategjik me tregun gjerman.

Gonxhja shkruan se gjatë takimit u diskutuan mundësitë e reja për bashkëpunim, zhvillimin e paketave të organizuara, nxitjen e udhëtimeve familjare, me qëllim ofrimin e një turizmi gjithnjë e më të larmishëm dhe cilësor në Shqipëri.

'Ky takim shërben si një moment i rëndësishëm për forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman, një prej më prioritarëve për zhvillimin e turizmit shqiptar. Diskutuam mbi mundësitë e reja për bashkëpunim, zhvillimin e paketave të organizuara, nxitjen e udhëtimeve familjare dhe zgjerimin e itinerareve “self-drive”, në funksion të një oferte turistike gjithnjë e më të larmishme dhe cilësore, për të formalizuar dhe për të përqendruar kapitalin turistik në Shqipëri. ITAKA, Tour Operatori më i madh polak i flukseve nga Europa qendore po planifikon të hapë linjë direkte me aeroportin e ri të Vlorës. Me mbi 400,000 vizitorë gjermanë në vitin 2024 dhe objektivin për të kaluar 500,000 në vitin 2025, Shqipëria po forcon pozicionin e saj si një destinacion i besueshëm, i qëndrueshëm dhe gjithnjë e më i preferuar në tregun europian', shkruan Gonxhe.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?