Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte djenë Yzberisht, ku pati një takim me qytetarët e zonës, mes tyre dhe ish-demokratë.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Gonxhja shprehet se tanimë ata e shohin Partinë Socialiste si të vetmen forcë që garanton një të ardhme.
“Yzberisht, me qytetarët e zonës, votues në Nj. 6 e jo vetëm, mes tyre edhe ish-demokratë, të cilët sot e shohin Partinë Socialiste si forca e vetme që garanton stabilitet, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
Faleminderit për mikpritjen dhe për mbështetjen”, shkroi Gonxhja.
Komente
