Politikë

‘Objektivi, një Evropë më e fortë sociale’, Gonzato: Garancia për fëmijët, program kyç! Deri në 2030 synojmë uljen e numrit të tyre në varfëri

9 Prill, 10:05| Përditesimi: 9 Prill, 13:38

  • Share

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera.

Në konferencën rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve, Gonzato u shpreh se objektivi është një Evropë më e fortë sociale, si edhe ulja e numrit të fëmijëve që ndodhen në varfëri.  Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk lidhet vetëm me miratimin e legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj.

“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fsëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale. Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor. ”, u shpreh Gonzato.


Lajmi kryesor:

Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta, po punojmë për shtimin e mësuesve special dhe klasa në spitale


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?