Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin para të pranishmëve në aktivitetin e Art-Explorer në Durrës, ku prezent ndodheshin edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ministri i Francës i Deleguar për Europën, Benjamin Haddad dhe të ftuar të tjerë.
Kreu i qeverisë tha se në fillim askush nuk besonte tek ky projekt, që do i shërbejë, artit, kulturës, turizmit dhe kthimit në destinacion.
Gjithashtu kujtoi se Franca tani i ka kthyer edhe sytë nga Shqipëria, teksa për herë të parë që nga pushtimi osman i vendit tonë, u vizitua nga një autoritet i lartë, si presidenti Emanuel Macron, për të cilin tha se do vijë përsëri më 16 maj.
Fjala e Edi Ramës sot në Durrës:
“Falenderoj ambasadorin Gonzato, që u tregua në mënyrë elegante dhe u përpoq që të më vinte në vështirësi dhe siklet mua me frëngjishten e tij shumë më të mirë dhe jam krenar për këtë gjë, e falënderoj.
Kur flasim për flamurin francez në këtë kohë bëhet diçka më normale, sepse e ndjenim larg Francën, e shikonte Ballkanin me një lloj distance. Dua të them se që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize (Emanuel Macron), ka një kureshtje, interes dhe vëmendje drejt Shqipërisë dhe rajonit. Patëm dhe vizitën e parë të një presidenti francez që prej periudhës së pushtimit osman. Se të thuash që nga krijimi i shtetit, është periudhë e shkurtër. Për herë të parë një president francez na nderoi me ardhjen e tij dhe do na nderojë përsëri së shpejti.
Në këtë moment kur edhe dielli reflektoi dhe e bëri ditën më të ngrohtë, më pak balltike sesa dje, por jam shumë mirënjohës ndaj Frederikut dhe Brunos, që tha se askush nuk e mendonte se kjo ide nuk do funksiononte, por ja që ndodhi, kështu funksionojnë idetë dhe kjo ishte një ide e madhe. Përzierja këtu është interesante, deti, prezenca e portit, që po mbyllet këtu dhe po hapet diku tjetër. Kostalacionet, veprat e artit, të papara ndonjëherë, imersionin në udhëtimin përmes një realiteti virtual, që është i mrekullueshëm. Është i rëndësishëm për shkollat, për nxënësit, që të sjellin fëmijët këtu, për ta vizituar këtë fshat të vogël, fshat ëndrrash, për familjet, për të gjithë është. Jam i bindur se do ketë probleme të vogla sigurie, po përpiqem Frederik të të shkaktoj pak ankth (bën batutë), se ti ke shumë vetëbesim, dua të nisesh në Paris me pak ankth nga shqiptarët, sikur do marrësh katamaranin me vete, por të siguroj vetëm ankth do marrësh me vete.
Por shqiptarët e duan diçka në moment ta shohin të gjithën menjëherë, nuk duan t’i shohin njëri më parë se tjetri, por të gjithë bashkë.
Faleminderit dhe falënderoj të gjithë miqtë, si dhe delegacionin Art-Explorer që prej kohës komuniste, ku nuk ekzistonin ose ishin shumë pak dhe mezi lëviznin në ish-bllok.
Falenderoj nënën e Frederikut, dëgjova zërin e një gruaje të re dhe ju jeni vërtetë e tillë, faleminderit dhe kujdesu për djalin tuaj se duhet ta mbash nën kontroll (Frederikun), pasi nuk dihet se ç’bën, dhe meqë Frederik je këtu, të falënderoj së tepërmi dhe të them se kur do e marrësh edhe pasaportën shqiptare. Është një lloj detyrimi edhe për ty. Faleminderit Blanche, unë flas, kryeministri flet dhe ajo rri aty, nuk flet, sikur jam unë asistenti i art-explorer (bën batuta me të pranishmit)”.
Lajmi kryesor:
Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës! Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman! Ministri Haddad: Orientimi juaj drejt Europës është i dukshëm
A.Q/r.k./ReportTv.al
