Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato u shpreh se nuk do të shprehet për ecurinë e procesit tani, pasi do të presë raportin dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Gonzato tha se ecuria e zgjedhjeve është e rëndësishme për procesin e integrimit në BE.
“Donim të shikonim se si po ecën procesi i zgjedhjeve edhe në qytetet e tjera. Kemi edhe kolegët e mi nga shtetet anëtare të BE që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja se pse po e bëjmë këtë gjë nuk është se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR. Ata po bëjnë shumë një punë të mirë por sepse duam që edhe ne të kemi përvojën tonë, ta shikojmë gjënë nga afër, mendimet e qytetarëve dhe se si po ecën procesi në përgjithësi. Siç e kam thënë këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas çeljes së negociatave dhe në fakt ka të bëjë me çështjen më themelore, të drejtat e njeriut. Mënyra se si do të shkojnë janë të rëndësishme edhe për procesin e anëtarësimit në BE:, tha Gonzato.
Lajmi kryesor:
Mbyllet votimi/ Celibashi: Procesi në përputhje me standardet, rezultati për votimin elektronik shpallet nesër! Përfundimtari deri pasditen e së martës
Xh.D/ReportTv.al
