Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, shoqëria civile duhet të përfshihet më shumë në procesin e integrimit evropian.
Në fjalën e tij në takimin që Kryeparlamentarja Elisa Spiropali zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me organizatat e shoqërisë civile, Gonzato u shpreh se, “është e rëndësishme që mekanizmat konsultues që ngrihen të jenë asnjanëse politikisht dhe institucionale, dhe kjo është sidomos e rëndësishme në kontekstin e negociatave për anëtarësim, dhe është një prej kushteve për anëtarësim në BE”.
“Organizatat e Shoqërisë Civile dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e reformave. Kjo nënkupton që duhet t’i jepet hapësira e nevojshme për të kontribuar në mënyrë kuptimplote në diskutime në mënyrë që zëri i qytetarëve të merret parasysh”, tha ai.
“Duhet po kështu që të kenë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre të monitorimit dhe të kontrollit të veprimeve të qeverisë. OSHC-të luajnë një rol për të ofruar ekspertizat sektoriale dhe gjithashtu edhe njohuri për qeverinë gjatë negociatave për anëtarësim”, u shpreh ambasadori i BE.
Bisedimet për anëtarësim, shtoi Gonzato, janë një proces mbarëshoqëror.
“Ky parlament ka ndërmarrë disa angazhime të rëndësishme. Të forcojë llogaridhënien dhe transparencën e Kuvendit, duke siguruar një qasje më të lehtë dhe më në kohë për OSHC-të, për dokumentacionin, përfshi edhe për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe ngritjen e një sistemi legjislacioni që mund ta bëjë rritjen e kontributit të OSHC-ve në punën e komisioneve parlamentare, përmirësimi i platformës për kontributin e tyre, duke bërë më miqësore më të aksesueshme. Gjithashtu ka edhe një sërë angazhimesh për të krijuar një mjedis mundësues për OSHC-të dhe për të krijuar një hapësirë qytetare, duke përfshirë edhe përmirësimin e kuadrit rregullator dhe ligjor për OSHC-të”, tha Gonzato.
Ambasadori Gonzato i bëri thirrje parlamentit që të zbatojë angazhimin dhe të përfshijë sa më shumë OSHC-të në punën e vetë në përputhje me standardet e BE-së.
“Për shembull, ka një mundësi aktualisht për ta bërë këtë, sa u takon dy komisioneve të posaçme aktuale që merren me çështje shumë të rëndësishme shoqërore, dhe po i referohem Komisionit për Thellimin e Reformave në Sundimin e Ligjit, Mirëqeverisjen dhe Kundër Korrupsionit, si edhe Komisionin Kundër Dezinformimit”, tha ai.
Sa i takon bisedimeve për anëtarësim, Gonzato u shpreh se, “qeveria dhe parlamenti duhet të sigurojnë një nivel më të lartë transparence për të lejuar OSHC-të, por edhe publikun e gjerë që të mund të kontribuojë për debatin në mënyrë më kuptimplotë”.
Lajmi kryesor:
Ambasadori britanik:Të miratohet mekanizmi i parandalimit të korrupsionit! Parlamenti të garantojë transparencë
SI.E./ReportTv.al