Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Në takimin mes tyre, Gonzato ka shprehur angazhimin e BE-së për të punuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë duke ofruar ekspertizë dhe për të forcuar akoma më shumë rolin e institucioneve të drejtësisë.
Gonzato theksoi se Shqipëria tashmë është në fazën që pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal për t’i përafruar me legjislacionin e BE-së.
Postimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë:
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua dje me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për të forcuar më tej institucionet e drejtësisë, për të ofruar ekspertizë dhe për të nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin.
Ambasadori Gonzato theksoi se Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së, duke i dhënë përparësi ndryshimeve që nevojiten për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme pjesë e Grupkapitullit të parë.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të vitit 2016, në përputhje me arkitekturën e saj aktuale, si dhe arritjen e një ekuilibri të drejtë midis pavarësisë dhe llogaridhënies.
Komente
