Silvio Gonazto dhe Mirela Bogdani

Politikë

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE

10 Janar, 16:57| Përditesimi: 10 Janar, 17:02

  • Share

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim me Mirela Bogdanin, Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku diskutuan mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi u përqendrua veçanërisht në standardet për Kapitullin 23, që përfshin aspektet e gjyqësorit dhe të drejtat themelore.

Ambasadori theksoi se një sistem gjyqësor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur është kyç për të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe përgëzoi KLP-në për përpjekjet e saj për të rritur cilësinë e drejtësisë për qytetarët shqiptarë. Megjithatë, ai kërkoi dyfishimin e këtyre përpjekjeve për të arritur më shumë rezultate.

"Një sistem gjyqësor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur mbetet kyç për të ardhmen e vendit në BE. Dje takova znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të diskutuar mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht standardet për Kapitullin 23, që mbulon gjithashtu gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

E përgëzova KLP-në për përpjekjet e tyre për të rritur cilësinë në dhënien e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe njëkohësisht kërkova dyfishimin e këtyre përpjekjeve. BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në përditësimin e praktikave në përputhje me reformën e vitit 2016 dhe standardet evropiane, gjithashtu promovimin e koordinimit të ngushtë midis të gjitha institucioneve të drejtësisë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?