Kreu i Zjarrfikëses, Goxhaj: Shkallët e emergjencës të domosdoshme në institucionet arsimore! Ja si do certifikohen ndërtesat

28 Maj 2020, 13:55| Përditesimi: 28 Maj 2020, 19:58

  • Share

Zjarret janë fenomen që ndodhin shpesh në vend, kryesisht në Tiranë. Por sipas kreut të zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në kryeqytet ndërtesat kanë konstrukt të tillë që nuk e përcjellin zjarrin nga një banesë në tjetrën.

Në një intervistë për Report TV,  Goxhaj tha se janë tre kategori për klasifikimin e certifikatave të sigurisë.

"Në kateogrinë A futen objektet dhe subjektet ku rrezikshmëria nga zjarri është e ulët. Pra nuk paraqesin rrezikshmëri dhe nuk do të ceritikohen nga ne. Ato që do të certifikohen nga ne janë të kategorisë B, që paraqesin një shkallë më të lartë rrezikshmëria. Këto do të klasifikohen nga shërbimi zjarrfikës vendor. Ndërsa C  janë objekte me rëndësi të veçantë, projektet e të cilave miraton nga KRRT dhe  këto objekte do të certifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës në bashkëpunim edhe me inspektoratet.  Puna për certifikimin e tyre fillon që në rastin e miratimit të projektit të mbrojtjes nga zjarri", u shpreh  Goxhaj.

Sipas tij, shkallët e emergjencës nuk janë të detyrueshme në objektet e banimit në Tiranë, por në institucione arsimore dhe objekte me numër të lartë punonjësish.

"Në asnjë rregullore nuk është taksative që sidomos objektet e banimit të jenë të pajisur me shkallë të jashtme. Ne kemi gjithë udhëzimet që ka  dhe forma të tjera për të bërë evakuimin e qytetarëve. Po të shikojmë edhe në vendet e tjera shkallët e emergjencave janë në objekte të vjetra, kryesisht në qytete dhe shtete të goditura nga zjarre të fuqishme.  Londër objektet dy katëshe janë me shkallë të jashtme të emergjencës sepse rrezikshmëria është e lartë. Por me konstruktin që kanë objektet në qytetin e Tiranës dhe materialet e ndërtimit, rënia e zjarrit në një banesë nuk paraqet rrezikshmëri tek banesat e tjera. Ketë e kemi nga eksperienca dhe nuk na ka ndodhur që në zjarri nga një banesë të ketë kaluar në një banesë tjetër.

Në objektet e banimit, sidomos objektet mbi 6 kate përdoren shkallët e provës së tymit. Këto shkallë janë shkallë që në rast se ka një ngjarje, bëhet prova e tymit që tymi të largohet. këto tip shkallësh janë përdorur në vendin tonë. Këto ofrojnë siguri. Në gjithë godinat shumëkatëshe në Tiranë dyert janë të blinduara që i rezistojnë zjarrit, të paktën 60 minuta.

Sa i përket shkallëve të emergjencave të jashtme, nëse shikoni të gjitha ndërtimet arsimore në bashkinë e Tiranës janë 100% me shkallë emergjence. Kjo do të thotë se këto shkallë duhen në objekte ku ka një përqendrim më të madh qytetarësh dhe evakuimi në raste zjarri është shumë më i vështirë. Përveç objekteve arsimore shkallët e emergjencës ne i kërkojmë në objektet me rrezikshmëri të lartë zjarri ose me një numër të madh punonjësish në cdo kat, sic janë qendrat e bankave, apo rezidenca zyrtare me një numër të madh qytetarësh", deklaroi Goxhaj.

Ai tha se nuk ka penalitete, por u shpreh se masat për mbrojtjen nga zjarri të merren nga ndërtuesi.

"Ne nuk do ta japim certifikatën e mbrojtjes nga zjarri në një pallat nëse aty nuk  janë vendosur hidrantët, depozitat e ujit, nuk është shtrirë dhe linjave e hidrantëve dhe të ketë dalje në tarracë", mbylli intervistën Goxhaj, duke theksuar se penalitet janë në drejtim të subjekteve që nuk marrin masa.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/05/2020 00:46

    Mos harroni pallatet e banesat private.Ne U.S.A.shumica e banesave qofte dhe nje-kateshe kane dy dyer,para e mbrapa dhe kush ka bodrum ka dy dyer,se p.sh. ne se bie tornado ,vendi me I sigurt eshte bodrumi,dhe ne rast se shembet shtepia siper mund te strehohesh aty e ne varesi te demit siper mund te dalesh ne nje nga dyert qe ka ndertesa ,si siper ,ashtu dhe nga dyert e bodrumit .Po keshtu dhe ndertesat publike si mall ,supermarket ,spitalet kane shkalle e dyer emergjence.

    Përgjigju
  • Bako: 28/05/2020 15:37

    Jo vetem Institucionet arsimore..,Kopshte e Shkolla.,me patjeter...,por edhe Pubet,Diskotekat,Hotelet e Teatrot e Kinemate...,ku grumbulkohen shume njerez..,duhet te kene Dalje Emergjence,me patjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?